VITI/ Bastisje në Pozheran, 11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm

by Nexhat

11 persona janë arrestuar sot pas bastisjeve që ka kryer Policia e Kosovës në fshatin Pozheran të Vitisë nën dyshimin se në këtë vend po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme që ndërlidhet me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Përveç arrestimeve, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të lartcekur, të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale, tha policia.

banner

Me vendim të Prokurorit të Shtetit të rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt gjyqësore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy