LDK po mban tubimin e saj përmbyllës në sheshin Skenderbeu.
E nga këtu, kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhilu deklaroi se LDK është këtu për ta ngritur Kosovën. E kur s’din të tjerët të qeverisin ai tha se LDK thotë hap krah.
‘’Nuk kemi hyrë në këtë garë për ta mundur njëri-tjetrin. Sepse në demokraci e në shqiptari nuk mundet bashkëqytetari yt. Nuk mundet fqinji yt. Nuk mundet familja tjetër e këtij vendi”.
“Në demokraci e shqiptari përbashkohet, ndërtohet, punohet! Prandaj ne jemi këtu për ta ngritur Kosovën, jo për ta mundur vendin tonë’, tha Abdixhiku.
Tutje ai shtoi se ‘’punën e tjetrit e respektojmë”.
“Mundin e tjetrit e vlerësojmë. Por kur s’din, kur s’bën, kur s’mundesh, themi hap krah!”

