“Në këtë fazë edhe armiqtë e Kosovës po tentojnë të lidhen me Amerikën – Nëse ne e humbasim këtë hap, Kosova do kthehet 20 vite pas”, Vjosa Osmani

by Nexhat

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka argumentuar se duhet pranuar projekti amerikan i gazit.

Osmani, e ftuar në Pressing në T7, ka thënë se, Kosova do të ishte afër suksesit të integrimit euro-atlantik, nëse bëhet pjesë e integrimit energjetik.

banner

‘‘Kushdo që nuk pranon rreshtimin me Amerikën në këtë fazë kaq vendimtare për historinë e gjithë kontinentin evropian, unë mendoj që e dëmton vetë interesin e Kosovës. Për ne është e qartë se çfarë i duhet Kosovës. E shoh shumë afër suksesin e Kosovës sa i përket edhe integrimit euro-atlantik nëse ne e bëjmë këtë integrim energjetik me aleatët tanë. Dhe mos harroni se tani në këtë fazë, edhe armiqtë e Kosovës këtu në rajon, po tentojnë të lidhen me Amerikën, sepse se po e shohin se ka po shkon bota. Në qoftë se ne e humbasim këtë hap, dhe Serbia e fuqizon relacionin me SHBA’të,  atëherë Kosova do të kthehet 20 vite prapa’’, ka deklaruar ajo mes tjerash’’, ka thënë ajo mes tjerash

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy