Sejdiu: Fjalimi i Abdixhikut në tubimin përmbyllës, ndër të rrallët që ka edhe kuptim politik

by Nexhat

Fushata elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit po shkon drejt përfundimit.

Mbrëmjen e sotme, në Prishtinë, LDK-ja mbajti tubimin përmbyllës, ky kryetari i kësaj partie, njëherësh kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shpalosi zotimet e plota në kërkim të votës.

banner

Partitë tjera, tubimet përmbyllëse do t’i mbajnë të shtunën mbrëma.

Dardan Sejdiu tha se fjalimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në rubimin përmbyllës, ishte ndër fjalimet e rralla që ka kuptim edhe politik.

“E përcjella tubimin e LDK-së, dhe mu duk që ishte goxha i dendur, goxha njerëz pat. Për ata që i përcjellin tubimet, më lanë përshtypje dy gjëra: fjalimi i zotit Abdixhiku është goxha i investuar në idenë e zhvillimit, është prej fjalimeve të rralla që ka kuptim edhe politik edhe mënyra se si e tregon zhvillimin”, tha Sejdiu.

Edhe për PDK-në, ai tha se nuk kanë pasur fushatë të dobët, dhe se kanë qenë goxha prezentë.

Kurse për LVV-në, Sejdiu tha se ka nisur të shfrytëzojë makinën e shtetit, dhe se kjo mund të jetë nisja e rënies për këtë parti.

“Për LVV nuk mund të jap vlerësim. Është partia në pushtet, makineria e LVV nuk është më makineri partiake, por e shtetit. Gjithsesi, unë po besoj që çdo herë pushteti, edhe në kohën e Hashim Thaçit, e ka vendosë makinën e shtetit në lojë, ka qenë edhe fillimi i rënies së kthimit elektoral. E kam përshtypjen edhe kësaj here”.

Ai tha se beson që beteja e LVV-së në këto zgjedhje është për të ruajtur votën e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Besoj se beteja e LVV-së është qysh me mujt me rujt rezultatin e shkurtit të vitit 2025. Besoj që ai rezultat është në pikëpyetje. Është e qartë se LVV nuk ka më asnjë lloj tregimi se s’ka çka të mbrojë”, deklaroi Sejdiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy