Zgjedhjet e 7 qershorit, Policia merr masa shtesë, zhvillohen takime me vendorë e ndërkombëtarë para votimeve

by Nexhat

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot kanë mbajtur një takim koordinues me strukturat dhe përfaqësues te institucioneve relevante vendore e ndërkombëtare si përgatitje shtesë për zgjedhjet e 7 qershorit.

 Policia ka zhvilluar takime me drejtorët rajonalë dhe të  departamenteve të Policisë së Kosovës.

banner

 “U diskutua për planifikimet operative, masat e sigurisë dhe angazhimet policore në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe të sigurt në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Në takimin e dytë nga ora 14:15 morën pjesë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si dhe përfaqësues të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin procesin zgjedhor. Gjatë këtij takimi u prezantuan përgatitjet policore, masat e planifikuara të sigurisë dhe mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional për ditën e zgjedhjeve”, shton njoftimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka potencuar rëndësinë e angazhimit profesional dhe të paanshëm të të gjithë zyrtarëve policorë, duke vlerësuar se deri më tani procesi zgjedhor është karakterizuar nga një situatë e qetë dhe pa incidente që do të cenonin sigurinë publike apo zhvillimin normal të aktiviteteve zgjedhore.

Gjatë takimeve u prezantuan gjithashtu detyrat operative, përgjegjësitë institucionale dhe aktivitetet koordinuese që do të ndërmerren para, gjatë dhe pas procesit të votimit, me fokus të veçantë në ruajtjen e rendit publik, sigurinë e qendrave të votimit dhe garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës nga qytetarët.

 Policia e Kosovës ka ftuar gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar apo veprim të kundërligjshëm që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përmes numrit emergjent 192, në stacionet policore ose përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy