KQZ: Ka përfunduar procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Kosovës

by Nexhat

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është përmbyllur procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Fillimisht, votimi përfundoi në 26 përfaqësi diplomatike në shtete të ndryshme, përfshirë Turqinë, Gjermaninë, Zvicrën, Francën, Belgjikën, Norvegjinë, Austrinë, Suedinë, Slloveninë, Danimarkën, Italinë, Kroacinë, Holandën, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

banner

Ndërkohë, pas mesnatës sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit u përmbyll edhe në katër përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, duke shënuar përfundimin e votimit në të gjitha misionet diplomatike ku ishte organizuar ky proces./Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy