“Rritja e AAK-së”, reagon Haradinaj: Kur flet sovrani, tjerët heshtin

by Nexhat

Ramush Haradinaj nga AAK-ja, ka reaguar pasi partia shënoi rritje në këto zgjedhje.

Ai tha se kur sovrani flet të tjerët duhet të hështin.

banner

Haradinaj i falënderoi qytetarët siç tha ai nuk ranë pre e propagandës hibride.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, votues në Kosovë e në Diasporë,

Kur Sovrani flet, të tjerët heshtin!

Mirënjohës ndaj çdo angazhimi tuajin. Falënderues për besimin e dhënë. Ju që i besuat vizionit që patëm për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar, ndryshimeve që bëmë, një rreshtimi të ri drejtues dhe sfidave për atdheun e përbashkët.

Për ju që nuk ratë pre e propagandës dhe luftës hibride kundër nesh.

Vota juaj këtë herë ishte më shumë sesa mbështetje për Aleancën. Ju na dhatë krahë që të vazhdojmë betejën e nisur për Kosovën që duam, të zhvilluar, sovrane e të pandashme, demokratike nga brenda dhe në partneritet të përjetshëm me aleatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara.

E kuptoj lodhjen tuaj nga zgjedhjet e përsëritura, prandaj vota për ne këtë herë ka vlerë të shumëfishtë. Është mirënjohje për çka kemi bërë dhe për ku jemi nisur.

Është mirënjohje për listën tonë të shkëlqyer, së cilës kësaj radhe me shumë sukses i priu Ardian Gjini.

Dua t’ju garantoj se pas kësaj beteje elektorale jemi më të fokusuar se asnjëherë, jemi më të vendosur se kurrë që t’i përmbushim detyrat që na presin, gjithmonë në interes të Shtetit e të Kombit!

Njëkohësisht, dua t’i uroj gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe të gjitha institucionet që ishin të angazhuara në organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Po dua të besoj se kanë qenë të lira, të ndershme e demokratike!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy