Kompania e Courtois ka paraqitur një ofertë për ta blerë një klub italian

by Nexhat

Portieri i Real Madridit dhe i Kombëtares së Belgjikës, Thibaut Courtois, mund të investojë në futbollin italian, pasi fondi i tij ka paraqitur një ofertë për blerjen e klubit të Serie C, Reggiana.

Disa media italiane, përfshirë “Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport”, kanë raportuar se NXTPLAY Capital ka paraqitur një propozim për të blerë 100 për qind të aksioneve të klubit.

banner

Fondi i investimeve private u themelua në vitin 2025 nga Courtois dhe Gonzalo Vila, me fokus investimet në sport, media, teknologji dhe brende të konsumit.

Ata tashmë kanë investime te Le Mans FC në Francë dhe KRC Genk në Belgjikë, ndërsa tani synojnë të zgjerojnë aktivitetin edhe në Itali.

“Duam të ndërtojmë diçka për të cilën banorët e Reggio Emilias mund të jenë krenarë: një projekt ambicioz në fushë, i afërt me komunitetin dhe i ndërtuar për të zgjatur”, ka shpjeguar Courtois.

“Sigurimi i kushteve të duhura për zhvillimin e futbollistëve të rinj do të jetë në qendër të gjithçkaje që bëjmë”, shtoi portieri belg.

Megjithatë, situata e negociatave mbetet ende e paqartë. Pronari aktual i Reggianas, Romano Amadei, ka konfirmuar se NXTPLAY Capital ka shprehur interesim për blerjen e klubit, por deri më tani nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare dhe detyruese.

“Aksionarët janë në pritje të një oferte të parevokueshme, të shoqëruar me kujdesin e nevojshëm në procesin e shitjes”, thuhet në qëndrimin e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy