Tragjike, vdes një person pas një përleshjeje në Gjakovë – katër të lënduar mes tyre edhe i dyshuari

by Nexhat

Një person ka vdekur pas një përpleshje në Gjakovë, të dielën rreth orës 21:30.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

banner

Ajo tha se katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ajo tha se dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dyshohet nga një mjet i mprehtë, ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”.

“Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave,motivi dyshohet të jetë një zënkë mes fëmijëve”, ka thënë Krasniqi. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy