DW: LVV e Kurtit fiton zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, por s’ka shumicë për të qeverisur vetëm

by Nexhat

Votimi i së dielës, i treti në vend për pak më shumë se një vit, u karakterizua nga pjesëmarrje e ulët. Kriza e zgjatur politike e vendit e ka dobësuar më tej një ekonomi tashmë të brishtë.

Partia Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, fitoi të dielën numrin më të madh të votave në zgjedhjet e parakohshme, por nuk arriti të sigurojë vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, shkruan Deutsche Welle.

banner

Rezultatet nga pothuajse të gjitha qendrat e votimit treguan se partia Vetëvendosje e Kurtit fitoi afro 43% të votave. Kjo është më pak se rezultati i saj në zgjedhjet e mëparshme në dhjetor, kur fitoi 51%.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) siguruan përkatësisht 21% dhe 17% të votave.

Këto janë zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh, ndërsa situata e paqëndrueshme politike ka ndikuar negativisht në ekonominë e Kosovës dhe aspiratat e saj për anëtarësim në BE.

Zgjedhjet u shpallën pasi partitë kryesore politike nuk arritën të zgjedhin një kreu të ri të shtetit për ta zëvendësuar ish-presidenten Vjosa Osmani brenda afatit të kërkuar.

Megjithëse partia e qendrës së majtë Vetëvendosje e Kurtit ka një shumicë të qartë parlamentare, një president duhet të marrë të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy