Nis numërimi i votave për deputetë në Obiliq, procesi pritet të zgjasë tri ditë

by Nexhat

Në Qendrat Komunale të Numërimit të Votave, po bëhet edhe rikonfigurimi i votave për partitë politike.

Ky proces ka nis edhe në Obiliq, konkretisht në palestrën e sportit të gjimnazit “17 Shkurti”.

banner

Menaxheri i kësaj qendre, Afrim Krasniqi për KosovaPress, tha se procesi është duke shkuar në rregull dhe pa pengesa.

“Tashmë kemi filluar me procedurat e numërimit të vendvotimeve, gjithçka është duke shkuar në rregull. Fatmirësisht nuk kemi pasur ndonjë parregullsi, mbrëmë e kemi pranuar materialin zgjedhor nga këshillet e vendvotimeve”, tha Krasniqi.

Ai bëri të ditur se në katër tavolina janë të angazhuar nga pesë numërues, ku të pranishëm janë dhe anëtarët komunal të zgjedhjeve.

Krasniqi shtoi se brenda tre ditëve pritet të përfundoj numërimi i votave në këtë qendër.

“Diku brenda tre ditëve shpresojmë se do t’i përfundojmë të gjitha”, tregoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy