Njofton Përparim Rama: Në Prishtinë po ngritet Memoriali Përkujtimor Adem Jashari

by Nexhat

Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, ka njoftuar se janë shpallur projektet fituese për Memorialin Përkujtimor “Adem Jashari.”

Rama tha se në Prishtinë “do të kumbojë përgjithmonë” zëri i Adem Jasharit, Komandantit Legjendar të UÇK-së.

banner

Postimi i plotë:

NË ZEMËR TË KOSOVËS, NË PRISHTINË, DO TË KUMBOJË PËRGJITHMONË ZËRI I KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI!

Janë shpallur projektet fituese për “Memorialin Përkujtimor Adem Jashari”. Koncepti i vendit të parë, i përzgjedhur nga komisioni profesional vlerësues, do të marrë jetë në kryeqytetin e Kosovës, duke bartur me vete peshën e jashtëzakonshme kombëtare, historike dhe emocionale që përfaqëson figura e Komandantit Legjendar dhe familja historike Jashari.

Memoriali “Zâni i Lirisë”, është vala e zërit që sfidoi frikën, pushtimin dhe vdekjen, për t’i dhënë Kosovës të drejtën të jetojë e lirë.

I frymëzuar nga fjalët e pavdekshme të Adem Jasharit

“Besa besë, vetëm një vdekje se tjetër s’ka në këtë jetë. Edhe një fjalë e mirë.”, ky memorial e shndërron zërin e tij në një simbol të përjetshëm të lirisë, që do të jehojë në kohë dhe në hapësirë. Sepse ka zëra që nuk shuhen kurrë. Ata jetojnë në kujtesën e një kombi dhe në zemrën e një shteti të lirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy