“Nuk do të ketë bllokadë”, Hasanpapaj flet për paralajmërimet e Vjosa Osmanit

by Nexhat

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj tha në Edicioni Speical në Klankosova se nuk pritet të ketë bllokadë institucionale nga ana e LDK-së.

“Siç e thanë edhe mbrëmë në konferencë për shtyp (Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku), ne e kemi prioritet si fillim t’i ofrojmë vendit institucione, platformën tonë që e kemi paraqitur para qytetarëve do t’ua paraqesim partive politike në diskutime tani varësisht prej fuqisë politike të secilës parti dhe vendit duhet t’i japim institucione sa më shpejt”, ka thënë Hasanpapaj.

banner

Ai poashtu tha se pavarësisht rezultatit, do të qëndrojnë pas propozimit të Vjosa Osmanit për presidente të vendit, ndërsa LDK-ja janë në pritje të rezultateve përfundimtare, ku sipas tij, është plus minus një deputet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy