Luka Modric i bëri një dhuratë speciale Harry Kanet, para ndeshjes Angli – Kroaci mbrëmë

by Nexhat

Mesfushori i Milanit, Luka Modric, e ka uruar anglezin Harry Kane për triumfin në “Topin e Artë” me një dhuratë vërtet të veçantë: një kopje të topit të parë të sjellë në Kroaci nga një anglez, në vitin 1880.

Ndeshja e Ligës së Kombeve, e zhvilluar të enjten në stadiumin “Wembley”, përfundoi me fitoren 2-1 të Anglisë ndaj Kroacisë, pavarësisht golit të shënuar nga mesfushori i Interit, Petar Sucic.

banner

Para fillimit të ndeshjes, u organizuan disa aktivitete për të festuar arritjen e Kane, i cili fitoi “Topin e Artë” si futbollisti më i mirë i vitit 2026.

Në mesin e këtyre iniciativave ishte edhe Modric, i cili i dhuroi sulmuesit anglez një kopje të topit me të cilin u prezantua për herë të parë futbolli në Kroaci. Topi origjinal ishte sjellë në vend nga industrialistët anglezë në vitin 1880.

Dhurata iu dorëzua nga vetë Modric, i cili e kishte fituar “Topin e Artë” në vitin 2018 dhe që nga sezoni i kaluar po e vazhdon karrierën e tij futbollistike në Itali, te Milani.

Topi kopje ishte prodhuar me të njëjtat materiale si ai origjinali i vitit 1880. Për koincidencë, këto ngjyra përputhen me ato të Milanit, kuq e zi.

Pas ndeshjes, Modric e përmblodhi me pak fjalë karrierën e Kane.

“I jashtëzakonshëm, me një fjalë, i jashtëzakonshëm”, u shpreh kroati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy