I dënuari për trafikim armësh në Shqipëri, transferohet për vuajtjen e dënimit në Kosovë

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, sot, përmes pikës kufitare në Morinë, ka realizuar me sukses transferimin e një shtetasi kosovar nga Shqipëria për në Kosovë.

I njëjti, bën të ditur policia, ishte dënuar në shtetin e Shqipërisë me pesë vjet burgim për veprën penale “trafikim i armëve dhe municionit”, ku  i njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri.

banner

Komunikata:

Prishtinë, më 9 qershor 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datën 09.06.2026 përmes pikës kufitare në Morinë, ka realizuar me sukses transferimin e një shtetasi kosovar nga Shqipëria për në Kosovë. Ky shtetas ishte dënuar në shtetin e Shqipërisë me pesë vjet burgim për veprën penale “trafikim i armëve dhe municionit”, ku  i njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri.

Ky transferim u realizua bazuar në ligjet në fuqi, marrëveshjet dypalëshe dhe bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy