Milani po interesohet për Virgil van Dijkun

by Nexhat

Raportimet në Itali bëjnë të ditur se Milan është i gatshëm të tentojë transferimin e mundshëm si lojtar i lirë të kapitenit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, në rast se holandezi nuk e rinovon kontratën aktuale me gjigantin anglez.

Van Dijk (35) ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, e cila skadon më 30 qershor 2027. Nëse nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ai do të ketë të drejtë të negociojë me klubet e tjera nga muaji janar.

banner

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Milani ka shfaqur interesim për mbrojtësin holandez tash e një kohë dhe mund të jetë gati t’i ofrojë atij një kontratë në “San Siro”, nëse vendos të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.

Gerry Cardinale thuhet se është një admirues i madh i Van Dijkut, ashtu si edhe këshilltari i tij, Zlatan Ibrahimovic.

Kompania e investimeve e Cardinales, RedBird Capital Partners, përmes së cilës ai është pronar i Milanit, zotëron gjithashtu një pjesë të aksioneve në Fenway Sports Group, kompaninë që ka në pronësi 62 për qind të aksioneve të Liverpoolit.

“La Gazzetta dello Sport” pretendon se interesimi i Milanit për Van Dijkun daton që disa vite më parë, por edhe deri në afatin kalimtar të verës së fundit, “kushtet nuk kanë qenë të përshtatshme” që klubi italian ta realizojë transferimin.

Duke marrë parasysh moshën e tij dhe pagën e lartë, Milani do të ishte i interesuar për shërbimet e holandezit vetëm nëse ai do të vinte si lojtar i lirë.

Megjithatë, gazeta italiane vlerëson se nëse Van Dijku synon të përfitojë një kontratë të majme, ndoshta mundësinë e fundit të madhe financiare në këtë fazë të karrierës, atëherë Milani do ta ketë të vështirë të përballojë konkurrencën nga klubet e Arabisë Saudite dhe Turqisë, përfshirë Fenerbahcen dhe Galatasarayn.

Në anën tjetër, nëse dëshiron të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë të futbollit, Milani mund të jetë një destinacion ideal për të, sidomos nëse siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Van Dijk ka folur së fundmi për të ardhmen dhe situatën e kontratës së tij.

“Ta shohim se çfarë do të sjellë sezoni. Deri më tani kam kaluar një kohë të jashtëzakonshme. Nëse kjo do të vazhdojë, atëherë ashtu do të jetë. Nëse jo, do të shkoj diku tjetër”, kishte deklaruar ai pas një ndeshjeje të fundit të Premierligës kundër Crystal Palace.

Sipas “BBC Sport”, Liverpooli dëshiron të shmangë “një tjetër situatë si ajo e Mohamed Salahut”.

Egjiptiani kishte pasur një sezon të shkëlqyer 2024/25, që i kishte siguruar një rinovim fitimprurës të kontratës, por statistikat dhe paraqitjet e tij kishin rënë ndjeshëm më pas, duke çuar në shitjen e tij verën e ardhshme.

Ndërkohë, reparti defensiv i Liverpoolit po i afrohet një periudhe ndryshimesh. Van Dijk tashmë është në mesin e dekadës së katërt të jetës, ndërsa edhe Joe Gomez, një tjetër futbollist me shumë vite në klub, po hyn në muajt e fundit të kontratës.

Liverpooli ka një mundësi blerjeje në marrëveshjen e huazimit të Ronald Araujos, ndërsa në qendër të mbrojtjes ka edhe disa talente të rinj që po vijnë, përfshirë italianin Giovanni Leoni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy