Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po shkon drejt fundit.
Aktualisht, në qendrat komunale të numërimit janë procesuar 78.10% të votave të kandidatëve, me ç’rast nga 2,498 vendvotime janë numëruar 1,951.
Sipas këtyre rezultateve, nuk ka shumë ndryshime në 20-shen e parë të Lidhjes Demorkatike të Kosovës.
Në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, LDK-ja pritet t’i ketë 20 ulëse në legjislativin e vendit, nëse votat e diasporës që pritet të numërohen, nuk sjellin ndryshime të mëdha në përqindjet e partive politike.
Kjo është 20-shja më e votuar e LDK-së, deri më tani:
- Vjosa Osmani – 61,273 vota
- Lumir Abdixhiku – 55,639 vota
- Doarsa Kica-Xhelimi – 42,990 vota
- Hykmete Bajrami – 33,999 vota
- Avdullah Hoti – 31,129 vota
- Kujtim Shala – 26,284 vota
- Ukë Rugova – 26,089 vota
- Anton Quni – 20,541 vota
- Armend Zemaj – 18,650 vota
- Lutfi Haziri – 18,547 vota
- Janina Ymeri – 17,494 vota
- Besian Mustafa – 17,185 vota
- Ermal Sadiku – 16,812 vota
- Jehona Lushaku Sadriu – 15,521 vota
- Arben Gashi – 13,005 vota
- Albena Reshitaj – 12,687 vota
- Fadil Hadërgjonaj – 12,533 vota
- Shkëmb Manaj – 10,951 vota
- Paris Guri – 10,623 vota
- Jeta Statovci – 9,849 vota

