PEJË/ Arrestohet një person, Policia i sekuestron tri armë të gjata dhe qindra fishekë

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, dhe, ka sekuestruar tri armë të gjata.

Në njoftim shtohet edhe se, rasti ka ndodhur ditën e djeshme, ku policia është njoftuar për një mosmarrëveshje që kanë pasur dy persona.

banner

Njoftimi:

Arrestohet njё person i dyshuar dhe sekuestrohen tri armë të gjata

Pejë, 10 qershor 2026

Stacioni Policor në Pejë, me datën 09.06.2026,  rreth orës 14:10, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se njё person ka kёrkuar ndihmё nё një lokacion në qytetin e Pejës.

Njësia policore menjёherё ka dalë në vendngjarje, ku ka hasur dy persona të cilët kishin një  mosmarrёveshje mes veti, dhe ka vënë situatën nën kontroll. Si rezultat i veprimeve policore janë sekuestruar tri armë të gjata nga i dyshuari i cili deklaron se armёt i posedon me leje tё skaduar.

Pas kontrollit nga zyrtarët policorë janё gjetur dhe janë sekuestruar:

• njё (1) pushkë BAIKAL TOZ-17-01

• njё (1) pushkë BOLT RIFLE

• njё (1) pushkë BRNO FOX II 22 HORNET

• një (1) karikator

• dyqind e pesёdhjetё (250) fishekë tё kalibrave tё ndryshëm.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy