Rama: Agjencia Kadastrale të mos i vonojë lëndët pronësore për qytetarët dhe mërgimtarët

by Nexhat

Komuna e Prishtinës, ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës marrjen e masave urgjente për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve pronësore gjatë sezonës verore.

Në reagimin e Komunës, thuhet se, një numër i madh i lëndëve po përballen me vonesa për shkak të ngarkesës së sistemit, si dhe, një nga arsyet kryesore është se lëndët që kthehen për plotësim te noterët rikthehen sërish në radhën e pritjes sipas datës fillestare të aplikimit, duke krijuar bllokime dhe duke ngadalësuar trajtimin e lëndëve të tjera.

banner

‘’ Për këtë arsye, Drejtoria e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Legalizimit në Kryeqytet, ka kërkuar që për periudhën 1 qershor – 1 shtator të lirohet përkohësisht radhitja automatike e lëndëve, në mënyrë që të përpunohen më shpejt rastet në procedurë dhe të zvogëlohen afatet e pritjes për qytetarët. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për bashkatdhetarët tanë, të cilët gjatë muajve të verës qëndrojnë për një kohë të shkurtër në Kosovë dhe kanë nevojë t’i përfundojnë procedurat pronësore brenda afateve të arsyeshme’’, thuhet në njoftim mes tjerash.

Postimi:

Kryeqyteti ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës marrjen e masave urgjente për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve pronësore gjatë sezonës verore.

Aktualisht, një numër i madh i lëndëve po përballen me vonesa për shkak të ngarkesës së sistemit. Një nga arsyet kryesore është se lëndët që kthehen për plotësim te noterët rikthehen sërish në radhën e pritjes sipas datës fillestare të aplikimit, duke krijuar bllokime dhe duke ngadalësuar trajtimin e lëndëve të tjera.

Për këtë arsye, Drejtoria e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Legalizimit në Kryeqytet, ka kërkuar që për periudhën 1 qershor – 1 shtator të lirohet përkohësisht radhitja automatike e lëndëve, në mënyrë që të përpunohen më shpejt rastet në procedurë dhe të zvogëlohen afatet e pritjes për qytetarët.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për bashkatdhetarët tanë, të cilët gjatë muajve të verës qëndrojnë për një kohë të shkurtër në Kosovë dhe kanë nevojë t’i përfundojnë procedurat pronësore brenda afateve të arsyeshme.

Po ashtu, kemi kërkuar edhe përmirësime teknike në sistem, që zyrtarët të njoftohen menjëherë kur plotësohen komentet nga noterët dhe të shmanget trajtimi i së njëjtës lëndë nga më shumë se një zyrtar në të njëjtën kohë.

Kryeqyteti mbetet i përkushtuar që qytetarët të marrin shërbime sa më efikase dhe pa vonesa të panevojshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy