Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka dhënë një intervistë për mediumin amerikan Fox News.
Ai është pyeur edhe për njohjen potenciale të Kosovës nga Serbia.
Por, Vuçiq tha se dëshiron lidhje ekonomike dhe lidhje më të mira politike, por nuk po flet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Nuk po them se jam gati të shkel kushtetutën time… Gjithmonë kam qenë i hapur për bisedime ose zgjidhje kompromisi, gjithmonë kam qenë i hapur për zhvillimin e lidhjeve të shkëlqyera ekonomike dhe pa dyshim lidhjeve shumë më të mira politike. Por nuk po flisja për njohjen e pavarësisë së dikujt”, tha ai.

