Zëdhënësja e Speciales: S’kemi mandat për t’u marrë me të gjitha krimet e ndodhura gjatë luftës në Kosovë, disa janë gjykuar e disa presin vendime

by Nexhat

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, përmes një videoadresimi të publikuar në faqen e gjykatës në “X” ka folur për juridiksionin që mbulon Gjykata Speciale.

Griep ka thënë se Dhomat e Specializuara me bazë në Hagë s’kanë mandat ekskluziv për të trajtuar secilin krim të ndodhur përgjatë luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se disa prej krimeve janë gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavi dhe disa të tjera nga gjykata të tjera.

banner

Ajo ka shtuar se Gjykatës i është dhënë mandat specifik nga shteti i Kosovës dhe BE’ja.

“Për çdo akuzë që është konfirmuar, gjykata do të sigurohet për gjykim të paanshëm, fer dhe të pavarur, ku të akuzuarit do të kenë të drejtat e tyre, dëshmitarët mbrohen dhe viktimat thonë fjalën e tyre”, ka thënë Griep

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy