Analisti Astrit Gashi ka vlerësuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk pritet të pranojë një emër të propozuar nga partitë tjera për postin e presidentit të vendit.
Duke folur në Debat Plus, Gashi tha se në situatën aktuale politike nuk ka gjasa që të arrihet një marrëveshje ku Kurti do të pranonte një kandidat konsensual.
“Unë mendoj që zoti Kurti në këtë moment nuk e ka bërë krejt këtë hallakamë me ia jep, pavarësisht pozitës, postin e presidentit dikujt tjetër. As si emër as si propozim. Ai do ta propozojë emrin për president. Nuk do të pranojë propozim të huaj”, ka thënë Gashi.

