Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka publikuar intervistën e dhënë së fundmi për Deutche Welle, duke theksuar se “të gjitha partitë duhet ulur së bashku për të gjetur zgjidhje në interes të Kosovës”.
E pyetur për prishjen e raporteve me Albin Kurtin, Osmani tha: “Ishin dallime normale politike brenda demokracisë”.
Osmani tha se pavarësisht përsëritjes së zgjedhjeve, “Kosova ka treguar që e ka demokracinë më të fortën në rajon”. Duke përmendur që zgjedhjet po kalojnë pa ndonjë incident.
Osmani theksoi se “partitë politike kanë pranuar rezultatet”, duke treguar frymën demokratike në vendin tonë.
Ish-presidentja, shtoi se kur votat të numërohen partitë duhet të ulen dhe “të bisedojmë si politikanë që e dojnë vendin e vet”.
“Përderisa vendosim shtetin në vendin e parë, mund të gjejmë një zgjidhje të realizueshme që është në interes të Republikës së Kosovës”, shtoi Osmani.
Intervista e plotë:

