Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti njëherësh kandidat për deputet, ka thënë se partia e tij nuk ka vija të kuqe asnjë parti politike sa i përket bashkëpunimit për ndërtimin e institucioneve të reja.
Sipas tij, ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet me marrëveshje politike që përfshinë edhe qeverinë edhe presidentin teksa thotë për rtv21 se presidenti do të duhej të ishte nga radhët e opozitës.
“Ne nuk kemi vija të kuqe ndaj askujt për të ndërtuar institucionet e dimë dhe kemi parasysh përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e atyre që duhet të ndikojnë fuqishëm për ndërtimin e institucioneve kjo varet shumë nga qëndrimi që ka LVV-ja nga ajo si e mendon ta zgjedh presidentin dhe si do ta ndërtoj qeverinë më kënd do futet në koalicion por mbi të gjitha duhet zgjedh kryetarin e kuvendit presidentin. PDK-ja është gatshme që të ulet së bashku edhe me partitë e tjera të negociojmë ose bisedojmë se çfarë presidenti duan, një president kukull apo një që përfaqëson vendin denjësisht …kjo e domosdoshme të dihet.. Marrëveshja është e domosdoshme edhe për presidentin edhe për qeverinë dhe për kryetarin e Kuvendit. VV-ja vetëm s’mundet, duhet t’i bëjë llogaritë mirë më kënd hyn në koalicion por ekziston edhe mundësia për arritjen e një koalicioni më të madh pa LVV-në nëse mbetet me këta numra që LVV-ja ekziston edhe kjo mundësi. Çdo kandidat për president në këtë situatë duhet të ketë besimin që s’do jetë oponencë e qeverisë…normalisht do të ishte që presidenti të vijë nga opozita”, tha Haliti

