IKShPK: 36 raste me fruth në Kosovë nga prilli deri në mes të qershorit

by Nexhat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill deri më 15 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 36 raste të konfirmuara me fruth.

Sipas të dhënave të publikuara në Facebook, rastet janë shpërndarë në disa komuna: Ferizaj (10), Prishtinë (8), Kaçanik (6), Fushë Kosovë (3), Lipjan (2), Obiliq (2), Vushtrri (2), si dhe nga një rast në Gjilan, Shtime dhe Deçan.

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo person me simptoma të dyshimta si temperaturë e lartë, skuqje e lëkurës, kollë, rrufë apo konjuktivit të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore.

banner

“Duke pasur parasysh kontagjiozitetin e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare. Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet nga ky institut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy