Ermal Krasniqi largohet nga grumbullimi i Kosovës, humb dy ndeshjet e nëntorit

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës ka mbetur pa shërbimet e Ermal Krasniqit për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Mesfushori anësor i Amedspor është liruar nga grumbullimi i Dardanëve për shkak të një lëndimi, pasi ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim.

banner

Për këtë arsye, Krasniqi nuk do të jetë i gatshëm për përballjet ndaj Izraelit dhe Republikës së Irlandës.

Futbollisti është rikthyer te klubi i tij, Amedspor, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit.

Kjo përbën një mungesë për përzgjedhësin Franco Foda, i cili tashmë duhet të bëjë llogaritë pa një tjetër futbollist para dy sfidave të rëndësishme të nëntorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy