Vozinha, heroi i Kepit të Gjelbër: Kam ëndërruar gjithë jetën për këtë moment

by Nexhat

Portieri veteran i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, ishte një nga protagonistët kryesorë në barazimin historik ndaj Spanja në Kupën e Botës 2026.

40-vjeçari zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke bërë disa pritje vendimtare dhe duke u shndërruar në heroin e ndeshjes për përfaqësuesen afrikane, e cila arriti të marrë një pikë të madhe përballë njërit prej favoritëve të turneut.

banner

Pas përfundimit të takimit, Vozinha nuk e fshehu emocionin për momentin që po jeton në skenën më të madhe të futbollit botëror.

“Kam ëndërruar për këtë moment gjatë gjithë jetës sime. Kam punuar gjithë jetën për këtë moment. Arrita të jem i pranishëm këtu dhe ta ndihmoj ekipin me përvojën time, dhe jam shumë i kënaqur me këtë”, deklaroi portieri i Kepit të Gjelbër.

Përvojtari 40-vjeçar dëshmoi se mosha është vetëm një numër, duke udhëhequr ekipin e tij drejt një rezultati që do të mbetet gjatë në historinë e futbollit të Kepit të Gjelbër. Paraqitja e tij ndaj Spanjës pritet të mbahet mend si një nga momentet më të mëdha në historinë e kombëtares afrikane në Kupën e Botës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy