Italia ka shkaktuar befasinë më të madhe të kësaj xhiroje në Ligën e Kombeve.
“Azzuri” triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Francës, në kuadër të xhiros së pestë në ligën A.
Olise kaloi francezët herët në epërsi në minutën e 10-të, pas një gabimi trashanik të Donnarummas.
Por, Italia gjeti forcën dhe u kthye në lojë.
Fillimisht Esposito barazoi rezultatin në minutën e 26-të, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 60-të, Esposito dështoi të shënonte nga penalltia, por Fratessi tre minuta më vonë përmbysi rezultatin.
E atë që nuk arriti ta bënte më herët, Esposito e bëri në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga penalltia.
Me këtë fitore, Italia tani shkon e para në grup me 10 pikë, aq sa ka edhe Franca në vendin e dytë.

