Kështu duket brenda Muzeu “Eksodi ’99” në Prishtinë

by Nexhat

I vendosur në një vagon treni për transport mallrash, Muzeu “Eksodi ‘99” i hapur më 10 qershor 2026 prezanton 48 rrëfime të atyre që me dhunë u dëbuan më 1999 për në Maqedoninë e Veriut, të rrëfyera 27 vjet më vonë.

Muzeu kujton përjetimet e qindra mijëra qytetarëve të cilët mes marsit dhe qershorit 1999 u dëbuan me forcë përmes linjës hekurudhore Prishtinë – Han i Elezit.

banner

Muzeu “Eksodi ‘99” është i hapur prej orës 12:00 deri në ora 20:00 te Stacioni i Trenave në Prishtinë, te vendi që njihet si “Te zalli”.

Si lindi ideja për Muzeun “Eksodi ’99”?

Gazmend Ejupi, kurator i ekspozitës në “Eksodi ’99”, artisti që kishte bërë magjistraturë në transformimin e hapësirave publike në Angli dhe tash 8 vite është kthyer në Kosovë dhe është profesor arti, filloi të eksperimentojë me idenë që përvoja e refugjatëve të përkujtohet në trenat që kishin bartur refugjatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy