Konstituimi i institucioneve sipas Nagavcit: Kuvendi, Qeveria dhe zgjedhja e Presidentit

by Nexhat

Ish-deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, deklaron se “pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, prioriteti i vendit duhet të jetë krijimi sa më i shpejtë i institucioneve. Kosova ka nevojë për funksionalizimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë, zgjedhjen e Presidentit/es dhe ecjen përpara me punët e shumta që presin zgjidhje”, shprehet ajo.

Sipas saj, “qytetarët kanë votuar për institucione që punojnë, jo për bllokada e zvarritje. Zgjedhjet e reja mund të ishin shmangur. Mund të ishin shmangur pas zgjedhjeve të shkurtit. Mund të ishin shmangur edhe pas atyre të dhjetorit. Por veçanërisht pas rezultatit të fundit, është e qartë se qytetarët kanë folur me një zë të qartë dhe të përsëritur”.

banner

Ajo thotë se “tri herë me radhë është dhënë i njëjti mesazh: Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca më e madhe politike në vend. Jo vetëm kaq, por mbështetja qytetare për Lëvizjen Vetëvendosje vazhdon të jetë më e madhe se ajo e tri partive tjera shqiptare së bashku”.

Tutje, Nagavci thotë “në vend të reflektimit, disa zgjodhën bllokadën. Në vend të pranimit të realitetit politik, zgjodhën ta çojnë vendin në procese të reja zgjedhore, duke humbur kohë të çmuar institucionale dhe duke i kushtuar miliona euro buxhetit të shtetit”.

“Sot, kur rezultati po konfirmohet sërish, bëhet edhe më e qartë se qytetarët nuk kërkojnë kalkulime politike, por përgjegjësi, stabilitet dhe punë. Mesazhi i tyre është i qartë: besimi fitohet me punë dhe mbahet me rezultate”, shprehet ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy