Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, ndërsa procesi i numërimit të votave me postë ka hyrë në fazën përmbyllëse.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një lidhje direkte për Klan Kosova, bëri të ditur se numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë ka nisur të premten dhe është zhvilluar gjatë fundjavës, si dhe në ditët pasuese.
Ajo çfarë mund të themi në këtë kohë, prej kur po bëhen më shumë se tri ditë që ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, pra ky proces ka nisur fillimisht të premten mbrëmë me një kuti votimi dhe më pastaj fundjavës të shtunën dhe të dielën si dhe gjatë ditës së djeshme, është përqendruar numërimi këtu në QNR vetëm në fletëvotimet nga votimet me postë. Mund të themi se jemi në fazën përmbyllëse të numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimet jashtë Kosovës në këtë rast votimit përmes postës. Ashtu siç kemi planifikuar gjatë këtyre ditëve presim që ky numërim të përmbyllet në këtë mesjavë, dhe pastaj në proces numërimi do të përfshihen fletëvotimet që i takojnë votimit me kush ku kanë qenë të evidentuar 8751 votues”, deklaroi Elezi, njofton Klankosova.tv.
Më pas, sipas tij, në proces do të përfshihen edhe fletëvotimet e personave me nevoja të veçanta, në mënyrë që të përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave.

