Modelja Emily Ratajkowski është rikthyer sërish në rrjetet sociale me një sërë fotosh provokuese, pas debatit të krijuar rreth një fotografie të saj nudo që kishte shkaktuar reagime të forta.
35-vjeçarja u shfaq në një set fotografik për revistën New York, ku u pa në një imazh të diskutueshëm duke ushqyer një kukull me gji, ndërsa pinte verë dhe ishte e veshur vetëm me një xhaketë lëkure.
Ky postim u kritikua nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët e cilësuan si “shqetësues dhe të pakëndshëm”, duke e lidhur me promovimin e esesë së saj të re për amësinë në revistë.
Megjithatë, Ratajkowski ka vazhduar aktivitetin e saj në rrjete sociale duke ndarë foto të reja nga pushimet në Mallorca, ku u shfaq me bikini dhe veshje verore, duke theksuar stilin e saj provokues dhe figurën e saj fizike.



