Koci: Pa marrëveshje për gazin amerikan, Kosova rrezikon zgjedhje të reja

by Nexhat

Çështja e zgjedhjes së presidentit, marrëveshjet politike, ishin ndër temat që u folën sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova me të ftuarit në studio.

Opinionisti Melazim Koci, përmendi faktin se gazi amerikan mund ta çojë Kosovën shumë shpejtë në zgjedhje të reja.

banner

“Nëse nuk do të ketë marrëveshje paraprake rreth gazit amerikan, e unë mendojë që Kosova mund ta zgjedhë qeverinë, por nuk do të mund ta zgjedhë presidentin sepse thjeshtë jam i sigurt që partitë opozitare, të gjithat pa përjashtim…. prandaj them se janë të gjitha gjasat që në tetor ose pak më vonë nëse do të ketë “ngatërresa” me Gjykatën Kushtetuese. Ose këtë skenar mund ta shmang vetëm Vetëvendosja nëse e bën atë që thashë, pra t’i ofrojë opozitës presidentin, që ajo ta zgjedh vet një president, ose ta ofrojë një kandidat të pavarur”, deklaroi Koci.

Koci tha se çështja e gazit amerikan duhet të definohet para se të bisedohet për ndarjen e pozitave.

“Thjeshtë e konsideroj të pamundur që të zgjedhet presidenti, nëse nuk ka zotim të Vetëvendosjes, rreth kërkesës amerikane rreth gazit të lëngshë”, u shpreh ai në Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy