Cikloni ‘Charles’ po afrohet: Deri në 23°C të premten, stuhi të forta, rrebeshe, përmbytje, rrufe dhe fjollat e para të borës të shtunën

by Nexhat

Masat e ngrohta me origjinë nga Afrika Veriore tashmë kanë përfshirë një pjesë të madhe të kontinentit, duke përfshirë edhe vendin tonë. Megjithatë, po mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike, si rezultat i formimit të sistemeve me presion të ulët atmosferik që vijnë nga Atlantiku. Këto sisteme po sjellin fuqizim të erërave nga drejtimi i jugperëndimit, me ç’rast temperaturat gjatë ditës së sotme kanë arritur rreth 20°C.

Nën këto kushte, sonte gjatë natës pritet të fillojnë gradualisht reshjet e shiut, të cilat lokalisht do të paraqiten në formë rrebeshesh.

banner

Pra, të premten, gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, lokalisht priten rrebeshe shiu. Përndryshe, pjesa më e madhe e vendit do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta. Ndërkohë, erërat nga drejtimi i jugperëndimit pritet të fuqizohen edhe më shumë për shkak të afrimit të ciklonit “Charles”, duke arritur në momente të caktuara intensitet stuhie të fortë. Veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, me hove të erës që mund të arrijnë shpejtësinë deri në 80 km/h.

Erërat e fuqishme mund të shkaktojnë dëme lokale, përfshirë thyerjen e degëve të mëdha, rrëzimin e pemëve të dobëta, si dhe dëmtime në çati, sera dhe struktura të lehta. Objektet e palidhura mirë mund të zhvendosen apo edhe të fluturojnë, duke paraqitur rrezik për njerëzit dhe pronën.

Gjatë ditës pritet të shtohet prania e vranësirave, të cilat më të përqendruara do të jenë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në një pjesë të territorit drejt veriut. Ndërkohë, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 23°C. Vranësirat herë pas here do të gjenerojnë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë rrebeshesh.

Në orët e mbrëmjes pritet intensifikim i reshjeve, kryesisht në gjysmën e epërme të Kosovës. Kjo përkon me afrimin e ciklonit “Charles” drejt rajonit tonë. Cikloni pritet të gjenerojë reshje intensive, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër të vogël.

Me kalimin e orëve të mbrëmjes dhe pas mesnate, pra gjatë orëve të para të 24-orëshit të së shtunës, reshjet pritet të zhvendosen gradualisht në drejtim të jugut. Si pasojë e reshjeve intensive, të cilat në disa zona mund të zgjasin për një periudhë të konsiderueshme kohore, priten përmbytje lokale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy