Përurohet murali “Çast” në Prishtinë në nderim të të mbijetuarve të dhunës seksuale, Rama përgëzon Jahjagën

by Nexhat

Sot, në Prishtinë, është zbuluar murali “Çast’, i cili u dedikohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është një akt kujtese dhe respekti për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe se i njëjti, është në nderim të çdo gruaje dhe burri që mbijetoi këtë krim të tmerrshëm lufte.

banner

Postimi:

Ky mural, i vendosur në zemër të Prishtinës, është një akt kujtese dhe respekti për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky mural është në nderim të çdo gruaje dhe burri që mbijetoi këtë krim të tmerrshëm lufte.

E përgëzoj Presidenten Jahjaga për këtë iniciativë, kuratoren Eliza Hoxha, Q’art per realizimin. Jemi shumë i lumtur që ne, si kryeqytet, kemi pasur mundësinë që, sado pak, ta mbështesim dhe t’i japim hapësirë kësaj pjese të historisë sonë të përbashkët.

Ky mural do të mbetet këtu, që secili që kalon pranë tij të kujtojë sakrificën e këtij populli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy