Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se sot doli në terren për ta parë se si ta përshtatë sheshin për festat e fundvitit.
Ai u ankua se po të mos kishin qenë bllokadat e shkaktuara nga pushteti qendror, sheshi “Xhorxh Bush” do të kishte qenë i përfunduar.
“Sidoqoftë, bllokadat e tyre nuk kanë me i penalizu qytetarët. Prandaj, sot dola në terren bashkë me drejtorët e Komunës, me pa nga afër qysh me e përshtatë sheshin për festat e fundvitit”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
GATI ME IA DHANË PRISHTINËS SHKËLQIMIN E FESTAVE PËR FUNDVIT
Mos me na pas blloku Qeveria Kurti jashtëligjshëm për dy vjet, sot sheshi “Xhorxh Bush” kish qenë i përfundum.
Sidoqoftë, bllokadat e tyre nuk kanë me i penalizu qytetarët. Prandaj, sot dola në terren bashkë me drejtorët e Komunës, me pa nga afër qysh me e përshtatë sheshin për festat e fundvitit.
Ata blloko, na gjej alternativa!
Vazhdojmë!
Prishtina ka me qenë vend i festës dhe i pozitivitetit


