Artan Behrami kërkon hetim për dyshimet mbi votat e diasporës

by Nexhat

Deputeti i zgjedhur Artan Behrami ka kërkuar nga Prokuroria që të zhvillojë një hetim të plotë lidhur me pretendimet për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave të diasporës.

Behrami ka deklaruar se gjatë gjithë procesit ka pranuar ankesa nga numëruesit për zarfa të hapur, zarfa të dyshimtë dhe dyshime për mundësi manipulimi të votave.

banner

Ai ka ftuar të gjithë personat që kanë parë, verifikuar apo posedojnë informacione për parregullsi të mundshme që t’i raportojnë ato tek institucionet kompetente.

Sipas tij, integriteti i procesit zgjedhor duhet të mbrohet dhe çdo dyshim duhet të sqarohet përmes një hetimi transparent

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy