Dy persona plagosen me armë zjarri në Matiqan

by Nexhat

Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit, si dhe një person tjetër është lënduar si pasojë e një përleshje fizike që ka ndodhur mes disa personave në Matiqan të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Papa Gjon Pali”.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar edhe policia e kryeqytetit, përmes zëdhënësit Enis Pllana.

banner

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.Aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, tha Pllana

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy