Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

by Nexhat

Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha se Presidenti i ri duhet të jetë një personalitet që ka integritet të dëshmuar intelektual e profesional.

Ai tha se dy partitë, PDK e LDK, e kanë gabim që po e kërkojnë Presidentin nga radhët e tyre, duke thënë se ai s’duhet të jetë noter as i Albin Kurtit, Bedri Hamzës ose Lumir Abdixhikut.

banner

“E kanë gabim edhe PDK edhe LDK që kërkojnë president-e nga radhët e tyre. President-e duhet të jetë dikush që e respekton frymën dhe normat e Kushtetutës, nuk angazhohen për interesa partiake por interesa të   përgjithshme.  Të mos janë as notere Albin Kurtit, çfarë ishte Presidentja Osmani, a as noter-e të Bedri Hamzës ose Lumir Abdixhikut… Konsultat mes partive për kandidimin duhen me u përqendru në personalitetet që gëzojnë respekt për paanshmërinë dhe integritetin e dëshmuar intelektual dhe profesional”.

Maliqi tha se Kosova ka “kandidat të tillë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy