Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pak para mesnatës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin në zonën e Vushtrrisë.
Viktima dyshohet të jetë Drilon Meniqi.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, ku i riu, si drejtues i motoçikletës, nuk ka arritur të mbijetojë.
“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thotë PK.

