ZKA gjen nënvlerësim të pasurive në Ministrinë e Drejtësisë, mbi 35 mijë euro nuk u regjistruan në kohë

by Nexhat

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar mangësi në menaxhimin dhe regjistrimin e pasurive kapitale në Ministrinë e Drejtësisë, duke konstatuar se regjistri i pasurive mbi 1,000 euro ishte nënvlerësuar për 35,137 euro në Pasqyrat Financiare Vjetore (PFV) për vitin 2025.

Sipas raportit të auditimit të ZKA-së, nënvlerësimi ka ndodhur për shkak se dy investime kapitale, “Zgjerimi i Institutit të Forenzikës” në vlerë prej 21,547 euro dhe “Sistemi i ujitjes në SHKK” në vlerë prej 13,590 euro, nuk janë regjistruar në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK) gjatë vitit të kaluar,

“Regjistri i pasurive kapitale mbi 1,000 euro ishte nënvlerësuar për vlerën 35,137 euro”, thuhet në gjetjen e ZKA-së.

banner

Auditorët vlerësojnë se mangësitë kanë ardhur si rezultat i faktit se pagesat për këto investime janë kryer në fund të vitit, ndërsa zyrtari përgjegjës për pasuritë nuk ka arritur t’i regjistrojë ato brenda periudhës raportuese.

ZKA thekson se mosregjistrimi me kohë i pasurive ndikon në paraqitjen jo të saktë të vlerës së tyre në raportet financiare, duke sjellë nënvlerësim dhe prezantim jo të drejtë në Pasqyrat Financiare Vjetore,

Për këtë arsye, “Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar që ministrja e Drejtësisë të forcojë mekanizmat e kontrollit të brendshëm për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen dhe të sigurojë që çdo pasuri e blerë të regjistrohet dhe prezantohet saktë e në kohën e duhur në PFV”.

Ndërkaq, sipas raportit, menaxhmenti i entitetit është pajtuar me rekomandimin e dhënë nga ZKA

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy