Naim Qelaj, Avokat i Popullit të Republikës së Kosovës, i ftuar në Frontal në T7, deklaroi se raporti i britanikëve për Gjykatën Speciale, “ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese”.
Qelaj tha se do t’i ftojë ekspertët në Kosovë për të bërë prezentimin e raportit, gjithashtu edhe Gjykatën Speciale.
“Unë për me i njoftu publikun e Kosovës, jam t’u provu që vetë autorët me i ftu në javën e parë ose të dytë të korrikut në Kosovë dhe po du me pas një debat publik, ku kanë me prezentu raportin në pika të shkurta. Du me ftu edhe Gjykatën edhe Prokurorinë, nëse vijnë”, tha Qelaj në Frontal,

