Burim Ramadani, i cili garoi për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, duke folur për koston e shpenzimeve në fushatën zgjedhore tha se ka sponsorizuar 153 euro në rrjetet sociale.
“Këtë herë kam qenë shumë më aktiv sesa herën e kaluar, pjesa e terrenit, vizitat në çdo pjesë të Kosovës, i ka shpenzimet operacionale…”, tha Ramadani.
Ai tha se për fushatë ka pas përkrahje edhe nga familja, duke e suportuar në forma të ndryshme.

