PRIZREN/ Punëtori që humbi jetën në vendin e punës, raportohet se është nga Komuna e Malishevës

by Nexhat

Punëtori i cili ka humbur jetën paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Prizren, dyshohet se është nga Komuna e Malishevës.

Mediumi lokal RTV Malisheva, raporton se viktima është identifikuar me inicialet V.M., 24 vjeç, dhe dyshohet se është nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës.

banner

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një punishte, ku një pompë betoni është rrëzuar dhe e ka zënë punëtorin gjatë punës.

Si pasojë e lëndimeve të marra, punëtori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy