Rahimaj: Mëngjes i trishtë për Kamenicën, i prekur nga lajmi për aksidentin në Gjermani ku humbën jetën dy vajza nga Topanica

by Nexhat

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj është shprehur i prekur nga lajmi për aksidentin e rëndë të Gjermani, ku humbën jetën dy motra nga fshati Topanicë i kësaj komune.

“Mëngjes i trishtë për Kamenicën. I prekur nga lajmi për aksidentin e rëndë që ka ndodhur në Gjermani, ku humbën jetën dy vajzat e Familjes Zubaku nga Topanica e Kamenicës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

banner

“Në këto momente të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndiejmë me ju për dhimbjen që po e përjetoni. Ngushëllime edhe për miqtë dhe të gjithë ata që i njohën. Duhet forcë, durim e kurajo për përballimin e kësaj humbjeje të madhe. Ngushëllime e qoftë i përhershëm kujtimi për to!” shtoi ai.

Në autostradën A5 pranë Appenweier, të shtunën në mesditë ndodhi një aksident i rëndë. Sipas policisë, dy vajza kanë humbur jetën. Bëhej fjalë për një 18 dhe 24-vjeçare nga Kosova.

Mediumi gjerman, Tagesschau, shkroi se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë një ndryshim i pasuksesshëm i korsisë. Me shpejtësi të lartë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëri nga të përfshirët është lënduar rëndë. Pesë automjete që po vinin pas nuk kanë arritur të frenojnë me kohë dhe kanë shkaktuar një aksident tjetër zinxhir.

Në aksidentin pasues të përplasjes nga pas, në të cilin u përfshinë gjithsej pesë makina, humbën jetën dy vajzat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy