Haziri i trajton si “normale” përplasjet mes Degëve dhe Abdixhikut: Do t’i trajtojmë në organet e partisë

by Nexhat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për kërkesën që ka ardhur nga degët e Pejës dhe Lipjanit për dorëheqjen  e kryetarit të partisë pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai këtë e ka vlerësuar si pjesë të demokracisë në këtë parti, duke e cilësuar si kërkesë politike.

banner

Haziri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se kërkesa e këtyre degëve që drejtohen nga Gazmen Muhaxheri dhe Imri Ahmeti, por edhe përgjigjja e Lumir Abdixhikut do të trajtohen në organet e partisë.

Ai ka thënë se një kërkesë e tillë nuk i ka zënë në befasi, pas sipas tij pas zgjedhjeve situata të tilla janë të pritshme.

“Është kërkesë politike, reagimi i kryetarit është ky, ka fillu me falënderim dhe natyrisht e ka ndërtua përgjigjen e tij, të cilën do ta diskutojmë brenda strukturave. Ne kemi një qëllim të përbashkët, nuk bën me prek, qëllimin politik, pse LDK ekziston, garon, cili është misioni jonë , kjo është ajo që e kemi të përbashkët. Derisa LDK nuk kthehet parti e parë për shumë prej neve është e pa pranueshme, trendi është pozitiv. Kjo situatë nuk na ka zënë në befasi, situatat paszgjedhore, LDK është e hapur dallon prej partive tjera nuk i mban të mbyllura këto çështje edhe pse do duhej biseduar brenda”, ka thënë Haziri në Tëvë1

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy