Haradinaj për fushatën dhe rezultatin e AAK: U fokusuam te pasojat që besuam se mund të jenë shkatërrimtare për Kosovën

by Nexhat

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, ka falënderuar votuesit e Aleancës për votën e tyre, më pas shpjegoi se AAK u fokusua te “pasojat që mund të jenë shkatërruese për Kosovën”.

“54 mijë e 729 qytetarëve, votuesve, si në Kosovë e në diasporëdua  t’i falënderoj për votën ndaj Aleancës. Është një përgjegjësi”, tha Haradinaj në Pressing.

banner

Tutje Haradinaj tha; “E kemi ballafaqu qeverinë Kurti, politikat e qeverisë, pasojat e kësaj politike, e kësaj qeverisje për Kosovën, për humbjet dhe në vazhdimësi jemi fokusu te disa prej atyre pasojave që kemi besu që mund të jenë shkatërrimtare për Kosovën”.

“Pasoja e krijimit të mosbesimit me aleatët e sigurisë, të gjithë e kemi paralajmëru që kur krijohet mosbesim shfrytëzohet prej armiqve tanë, gjë që na ndodhi në Banjska”, vijon Haradinaj.

“E kemi alarmu Kosovën për pengimin e farbrikave apo kapaciteteve të reja me prodhu energji nga VVja. Kemi tregu që ka me u rritë çmimi i energjisë, kemi me pagu shtrejtë, kemi me ble energjinë, për hatër të do njerëzve që janë rreth tij..”, tha tutje ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy