Nagavci: Nuk mund të them sot që do të qeverisim me një parti tjetër

by Nexhat

Arbërie Nagavci nga LVV-ja, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në koalicion me ndonjë parti shqiptare për formimin e qeverisë së re.

Në Debat Plus, Nagavci tha se LVV aktualisht ka 53 mandate dhe se fillimisht duhet të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve zgjedhore.

banner

Ajo u shpreh e bindur se ekzistojnë votat e nevojshme për zgjedhjen e qeverisë, por nuk konfirmoi nëse kjo do të bëhet përmes një marrëveshjeje me ndonjë parti tjetër parlamentare.

E pyetur drejtpërdrejt nëse LVV do të qeverisë me LDK-në, PDK-në apo AAK-në, Nagavci tha se për këtë çështje nuk mund të japë përgjigje në këtë fazë.

“Kjo është çështje që nuk mund t’i përgjigjemi sot. I kemi numrat e mjaftueshëm për ta votuar qeverinë. Gjithsesi, unë nuk mund të them sot që do të qeverisim me një parti tjetër”, deklaroi ajo.

Nagavci shtoi se pas certifikimit të rezultateve duhet të konstituohet Kuvendi dhe më pas të vazhdohet me formimin e institucioneve të reja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy