Nga temperaturat e larta në rrebeshe të furishme, moti befason Skenderajn

by Nexhat

Sot, në fshatin Klladërnicë të komunës së Skenderajt janë regjistruar reshje të forta shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me vetëtima dhe erë të lehtë.

Pamjet Meteo Ballkan tregojnë se shiu ka rënë papritur dhe në formë rrebeshi, duke krijuar përkohësisht rritje të ujit dhe vështirësi të lehta në qarkullim.

banner

Ndërkohë që në shumë komuna të vendit vazhdojnë temperaturat e larta dhe moti i nxehtë, në Skenderaj reshjet e shiut kanë sjellë një ndryshim të dukshëm të kushteve atmosferike.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale, por moti mbetet i paqëndrueshëm dhe mund të ketë reshje të tjera në intervale gjatë ditës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy