Paçarizi kritikon zërat brenda LDK-së: Kërkojnë përgjegjësi për një rezultat në rritje

by Nexhat

Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se LDK-ja po përballet me një fenomen që e krahasoi me atë që në mjekësi njihet si “gjymtyra fantome”.

banner

“LDK-në po e përcjell një sindrom i çuditshëm, i cili njihet përgjithësisht. Në mjekësi njihet si “gjymtyra fantome”, kur dikush e humb krahun ose gishtin dhe vazhdon me e ndie që e ka. LDK-ja hala kujton që është aq e madhe sa ka qenë. LDK-ja kujton që është 50% e votave. LDK-ja në fakt është 17%, po nuk është 50%. Nuk është LDK-ja aq e madhe sa po kujton”, tha ai.

Duke komentuar kërkesat për përgjegjësi pas rezultatit zgjedhor, ai tha se një gjë e tillë është absurde.

“LDK-ja, shiko, kërkojnë përgjegjësi për një rezultat që, në fakt, është rritje. Edhe kush po kërkon përgjegjësi? Dy kryetarë të komunave edhe të degëve, të cilët kanë dalë të tretët dhe po kërkojnë përgjegjësi nga dikush që gjithashtu ka dalë i treti. Domethënë, kishte me qenë kaq absurde ndoshta edhe sikur z.Abdixhiku të kishte kërkuar përgjegjësi nga z.Ahmeti dhe z.Muhaxhiri”.

“Po aq sa është absurde sa ata, të cilët janë të parët në komunë, kërkojnë përgjegjësi nga kryetari në qendër pse në komunat e tyre kanë dalë. Sepse ata nuk bëjnë analizë. Bile edhe në komunikatat e tyre thuhet që dega i ka analizuar zgjedhjet. Dega i ka analizuar zgjedhjet me siguri në degën e vet, dhe në degën e vet kanë dalë keq. Dhe kush është fajtor që kanë dalë keq? Ata vetë”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy